Slavković Mirić, Božica (2022) Mbi hulumtimin e marrëdhënieve ekonomike jugosllavo-shqiptare gjatë viteve 1945-48. Memoria Revistë studimore (2). ISSN 2789-8911
Text
Mbi hulumtinim.pdf - Published Version Available under License Creative Commons Attribution Non-commercial No Derivatives. Download (657kB) |
Abstract
Në punimin tonë, që ka të bëjë me hulumtimin e marrëdhënieve ekonomike jugosllavo-shqiptare 1945-1948, do të paraqesim se si e kemi analizuar këtë temë, do të përshkruajmë burimet që kemi përdorur dhe do të nxjerrim në pah përfundimet që kemi arritur. Marrëdhëniet mes dy vendeve ishin rënduar nga konfliktet e mëparshme të stërzgjatura dhe të kushtëzuara nga politikat e fuqive të mëdha në Gadishullin Ballkanik. Pavarësisht kësaj, komunistët jugosllavë dhe shqiptarë vendosën një marrëdhënie miqësore. Shqipëria po rimëkëmbej me ndihmën ekonomike jugosllave, veçanërisht në bujqësi, luftën e përbashkët kundër urisë dhe ndërtimin e hekurudhave dhe fabrikave. Po ashtu, Shqipëria kopjoi sistemin politik jugosllav. Në atë periudhë, dy vendet patën konflikt me fuqitë perëndimore dhe kishin nisur negociatat mes Jugosllavisë dhe Bullgarisë për krijimin e një federate ballkanike, në të cilën do të përfshihej edhe Shqipëria. Jugosllavia ndoqi shembullin e sistemit shtetëror dhe partiak sovjetik dhe Stalini ia la Shqipërinë sferës së ndikimit jugosllav. kulmi i bashkëpunimit mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë ishte vizita e enver Hoxhës në Jugosllavi, në mesin e vitit 1946, dhe nënshkrimi i traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Ndihmës së Ndërsjellë. Megjithatë, kriza në marrëdhëniet jugosllavoshqiptare ndodhi kur krerët e partive sovjetike dhe shqiptare vendosën bashkëpunim të drejtpërdrejtë, me vizitën e Enver hoxhës në Moskë në mesin e vitit 1947. Më në fund, bashkëpunimi me Jugosllavinë u pezullua kur u miratua rezoluta e informbyrosë dhe Shqipëria mori anën e BRSS-s. marrëdhëniet mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë u normalizuan pas vitit 1955, por mosbesimi dhe distanca mbetën.
Item Type: | Article |
---|---|
Keywords: | Shqipëri, Marrëdhënie ekonomike, Jugosllavi, Periudha pas Luftës së Dytë Botërore, BrSS |
Subjects: | D History General and Old World > D History (General) |
Depositing User: | INISM Repozitorijum |
Date Deposited: | 28 Jul 2023 16:57 |
Last Modified: | 02 Nov 2024 20:45 |
URI: | http://inisdr.bg.ac.rs/id/eprint/131 |
Actions (login required)
View Item |